Më pak se 3 për qind e 1.2 milionë emigrantëve që kanë mbërritur këto dy vjet, kanë mundur të gjejnë punë- sipas shifrave më të fundit të publikuara nga qeveria.

Nga 34,000 persona që kanë mundur të gjejnë punë brenda 11 muajve të fundit, afërisht një e katërta (22 për qind) janë me kontrata të përkohshme- sipa statistikave nga Instituti në Kërkim të punës pranë qeverisë Gjermane (IAB).

Një tjetër 20 për qindësh janë në orën zero të kontratës. 57 për qind e këtyre janë punësuar në industrinë spitalore, sipas gazetës  Süddeutsche Zeitung.

Shifrat kanë të bëjnë me emigrantë  nga tetë vende kru=mesore që kërkojnë azil, duke përfshirë Sirinë, Irak dhe Afganistan.

406,000 emigrantë punë- kërkues janë regjistruar së fundmi në agjencitë e punësimit, nga të cilët 160 mijë janë regjistruar si të papunësuar.

Joachim Möller, drejtor i IAB, tha: “Në qoftë se mundemi  që për 50 për qind prej tyre të gjejmë punë që paguajnë për jetën e tyre në pesë vjet, atëherë ky do të ishte një sukses.

“Por ky mund të jetë një iluzion që të besojmë se mund t% arrijmë që të gjejmë punë për emigrantët në proporcion me refugjatët e mirë-paguar siç janë fabrikat e prodhimit”.

Sidoqoftë, kriza e emigrantëve ka krijuar rreth 60,000 vende pune në punë sociale, mësues, administrim publik dhe sigurime- tha Möller.