Gjermania do të rrisë ushtrinë e saj ën afërsisht 200,000 trupa gjatë shtatë vjetëve të ardhshëm- tha ministri i Mbrojtjes të Martën, një ditë pasi zëvendës- presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence nxiti aleatët evropian që të shtojnë shpenzimet ushtarake.

Berlini ka shpallur Majin e kaluar rritjen e parë të trupave që nga Lufta e Ftohtë, por ministria tha se do t’a rriste edhe më tej numrin e ushtarëve.

Ushtria Gjermane  “Bundeswehr” pritet që të rritet me 20 mijë ushtarë në një total prej 198,000 në vitin 2024.

Numri i anëtarëve të stafit civil mund të arrijë në 61,000 për të njëjtën periudhë- tha ministria.

“Bundesëehr rrallë ka qenë kaq i nevojshëm siç është tani”- tha ministër e Mbrojtjes Ursula von der Leyen.

/Veritas.coma.al/