Nga Reuters/
Gjermania po iu thotë qytetarëve që të grumbullojnë rezerva në ujë dhe ushqime për rast të një sulmi terrorist ose katastrofe kombëtare, madje mund të konsdiderojë deri edhe thirrjen nën armë të forcave ushtarake; e para herë që po ndodh pas dy dekadash.
Kabineti i kancelares Angela Merkel miratoi një plan prej 70 faqesh në një kohë kur gjermania ndodhet praktikisht në zgrip pas dy sulmeve Islamike në Korrik dhe disasulmeve akoma më të fuqishme që ndodhen në Francë dhe Belgjikë.
Fjalët e Gjermanisë për krijimin e rezervave ushqimore në rastin e një emergjence “Hamsterkaeufe” si nga njerëz të veç edhe nga disa media janë marrë me përqeshje.
Formatimi i këtij plani sigurie bëhet para dy votimeve federale që do të zhvillohen muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.
Strategjia zbuloi të Mërkurën disa hapa parandalues për një skenar terrorizmi dhe sulmi me armë kimike apo sulmi kibernetik. Ministri i Brendshëm tha se kjo nuk lidhet me ndonjë rrezik imediat.
“Plani paraqet një kuadër të rregullimeve të nevojshme për ndryshimin e klimës së sigurisë dhe kërkon një dispozitë për emergjencat e mbrojtjes civile”, shkruhet në raportin e publikuar në vitin 1995.
Ai iu rekomandon qytetarëve që të blejnë ujë për pesë ditë dhe ushqime për dhjetë ditë, e vlefshme për një krizë kombëtare. Ai gjithashtu shtron nevojën e një sistemi alarmi më të gjërë për popullin në kohën kur ka emergjenca.
Ai gjithashtu sugjeron mundësinë, në qoftë se është e nevojshme, rikthimin e ligjit për thirrjen nën armë, i cili ishte anuluar në vitin 2011.
Ideja ka shkaktuar kundërshtime.