Fabrika e birrës në Luzern e ka bërë ambalazh të veçantë për shishet e birrës që prodhon, në përkrahjes të ekipit kombëtar të Zvicrës për ndeshjen e sotme kundër Kosta Rikës.
Ambalazhi i ri i birrës Luzerner Bier përmban fotografi të simbolit të shqiponjës dykrerëshe, të cilën e bënë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, bashkë me kapitenin zviceran, Stefan Lichtsteiner, gjatë fitores 2-1 kundër Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Festimi i Xhakës dhe Shaqirit duke e bërë shqiponjën dykrerëshe shkaktoi reagime të ashpra në botën e futbollit dhe më gjerë, saqë edhe FIFA i gjobiti me nga 10 mijë dollarë secilin.
Sot, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën në ndeshjen e tretë dhe përfundimtare në Grupin E, dhe i duhet të paktën një barazim për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.
Në përkrahje të tyre, kjo fabrikë birre ka shkruar këtë status:
“Birrë Luzern origjinal. E shkëlqyeshme dhe freskuese, tamam si ekipi jonë kombëtar në Kupën e Botës. Sonte do të shënojmë dhe do të fluturojmë drejt 1/8 së finales”.
Veritas.com.al/