( Foto: Ylli Muho i Agjencisë së Shërbimeve Pubike, duke folur për TCH)/

Koment/

Në Gjirokastër kanë nisur të bëjnë një ‘luftë kundër qeverisë’ shumë të veçantë. Sapo mbillen pemë në qytet, të nesërmen në mëngjes nuk gjenden më; i kanë shkulur ose i kanë prerë.

Edhe objekte të tjera të kulturës ose qytetës, sa po ngrihen, ata i shkatërrojnë.

Janë disa njerëz që dina ta bëjnë mirë ‘luftën kundër qeverisë’.

Qytetarët thonë se dëmtuesit janë persona nga lagjja ndërsa tregojnë se ka qenë vazhdimisht e vështirë të mirëmbahen investimet e kryera në periferi të qytetit.

Kreu i Agjencisë së Shërbimeve Publike Ylli Muho thotë se aktet nuk janë të denja për qytetin e Gjirokastrës ku që prej dhjetorit shumë banorë dhe biznese kanë dhuruar për gjelbërimin.

Agjencia e Shërbimeve e ka denoncuar rastin pranë organeve të rendit ndërsa dëmtime ka pasur edhe në mini-parqet me stola në disa kuadrate pallatesh në lagjet e reja të qytetit.

Veritas.com.al/