Megjithëse u perfol ne disa media si ‘i papershtatshem’, Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ka kaluar me sukses Vettingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për drejtorin Loka, duke e konfirmuar në detyrë.
Gjatë seancës dëgjimore në KPK, Gjovalin Loka ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në deklarimet e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
VERITAS.COM.AL