Në zonën arkeologjike të qytetit të Durrësit, nën tokën e të cilit janë “varrosur” dëshmi të disa qytetërimeve, po kryhet një masakër ndërtimesh. Ditët e fundit publiku i Durrësit dhe në mbarë vendin po reagon me indinjatë ndaj vendimit të kryetarit të Bashkisë për të ndërtuar në këtë zonë të rëndësisë së veçantë arkeologjike dhe historike.Ankimimi për pezullimin e punimeve për këtë shesh u bë nga shoqëria civile, e cila zhvilloi edhe një marshim-protestë kundër punimeve për ndërtimin e sheshit “Veliera”.
Në sheshin para portit detar prej ditësh kanë dalë në dritë themelet e një godine të periudhës osmane, dy topa lufte dhe disa dhjetëra predha sferike guri për hedhje me katapultë.
“Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se po varroset origjina e kombit shqiptar. Kjo nuk po ndodh vetëm në Durrës, por në Gjirokastër, Korçë dhe në çdo qytet-muze”, tha Avokatja Mirela Jorgo në atë protestë.

/Veritas.com.al/