Gjykata e Katanias, e cila pritej të merrte një vendim mbi statusin e tetë anëtarëve të bands ‘Habilaj’ pasi u dëgjuan pardje, sot ka marrë vendimin.

Vendimi është marrë orët e fundit. Gjykata e shkallës së parë në Catania ka lënë në burg Moisi Habiljan dhe bashkëpunëtorët e tij në trafikun e drogës.

Sipas gjykatës, nga hetimet është provuar se personi i arrestuar dhe bashkëpunëtorët e tij kanë trafikuar të paktën 3.5 ton kanabis në drejtim të Italisë.

Habilaj është kushëriri i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm, me makinën e të cilit prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë pretendon se është trafikuar drogë.

Tahiri është nën hetim në Tiranë, por maxhoranca socialiste nuk e lejoi prokurorinë që ta arrestonte. Ndaj Tahirit janë dy akuza, ajo e trafikut të drogës dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Veritas.com.al/

  Katania, gjykata lë në burg Moisi Habiljan dhe bashkëpunëtorët e tij