Gjykata e Lartë e Venezuelës ka ndaluar liderin e opozitës, Juan Guaidó që të largohet nga vendi si deh i ka ngrirë llogaritë e tij bankare.
Lëvizja erdhi përmes përshkallëzimit të luftës për pushtet, pasi zoti Guaidó e shpalli veten president i përkohshëm javën e kaluar.
Ai është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Presidenti Nicolás Maduro ka aleatë të mëdhenj, gjithashtu, duke përfshirë edhe Rusinë.
Zoti Maduro tha në një intervistë se është i përgatitur për të mbajtur negociata me Opozitën.
Veritas.com.al/