Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar për cështjen “Toyota Yaris”, të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018.

Në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se është pushuar akuza “për mosdeklarimin e të ardhurave në kufi” për shtetasit Alfred Vladi, për Alban Mollaymerin, për Edi Likën dhe për Klevis Canin. I vetmi që do të mbajë përgjegjësi për këtë akuzë është Edi Lika.

Ndërkohë që nuk do të mbajë përgjegjësi për paratë, i akuzuari tjetër Agim Cekaj do të përgjigjet për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” pasi në momentin e arrestimit në banesën e tij u gjet një armë pa leje.

NGJARJA:
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit

 

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itinerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit Agim Çeku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.

Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ISHIN personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.

VERITAS.COM.AL/