Gjykata Kushtetuese është në procesin ku po verifikohen nga KED anëtarët e saj e më pas do të përzgjidhen. Deri në fund të korrikur do të mund të plotësohen vendet vakante”, deklaroi ministre Gjoni në News 24. Sipas zonjës Gjoni Gjykata Kushtetuese mungon si pasojë e veprimeve të Metës.
Ajo foli edhe për procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës, që nis nesër, e enjte, në Kuvend.
“Mocioni me debat në Parlament nuk është këmbëngulje për ta shkarkuar, vjen si rezultat i dekretit të Presidentit. Kuvendi nesër me rezolutë do marrë një vendim politik duke vlerësuar se me dekretin e Presidentit ka shkelje Kushtetuese. Janë një sërë procedurash për të shkuar më pas deri tek shkarkimi. Por ju them që shkarkim i tij nuk është qëllim, nuk ka qenë objektiv, është pasojë e një veprimi të kryer nga Presidenti. Unë e shikoj kaq të thjeshtë.
Më tej ministrja ka shtuar se nëse shkarkohet nga Kuvendi, vendimi do kalojë përmes Kushtetueses.
“Për shkarkimin e tij do të duhet të japë vendimin Gjykata Kushtetuese. Ajo është në procesin ku po verifikohen nga KED anëtarët e saj e më pas do të përzgjidhen. Deri në fund të korrikur do të mund të plotësohen vendet vakante”.
Veritas.com.al/