( Kjo është rruga për të cilën kryebashkiaku mund të dënohet me 10 vjet burgim)
Lihet në burg ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci.
Ai u arrestua të mërkurën në mbrëmje i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkaterrim prone.
Këtë të premte GJKKO dha masën “arrest me burg” për ish-kreun e bashkisë I cili më veprimet e tij të jashtëligjshme i ka shkaktuar një dëm shtetit me mbi 234 milione leke të reja, pasi lejoi ndërtimin e një rruge 1.8 kjm te gjate në një zonë të pyllëzuar, pa asnjë autorizim.
Ndërsa, ndaj Ndoc Markut, administratorit të njësisë administrative Iballë, gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorisë, arrest shtëpie e po ashtu edhe për fadromistin Durim Markgjekaj që kreu punimet, detyrim paraqitje.