Procesi gjyqësor në Xhorxhia ndaj Donald Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë në media, përfshirë edhe në platformën YouTube.
Ish-presidenti amerikan është mes 19 personave të akuzuar për mashtrim zgjedhor dhe tentativë për të përmbysur rezultatin për zgjedhjet presidenciale në mënyrë të paligjshme.
Megjithatë, Trump është deklaruar i pafajshëm për pretendimet ndaj tij. Transmetimi live i Trump do t’i jepte publikut një akses të paprecedentë në atë që do të jetë një nga gjyqet e profilit më të lartë në historinë amerikane.
Në fillim të këtij muaji, demokratët e Kongresit, të udhëhequr nga deputeti i Kalifornisë, Adam Schiff, kërkuan që gjykimet penale federale të Trump të transmetohen live.
Ndërkohë një lider i grupimit të së djathtës ekstreme “Proud Boys” është dënuar me 17 vite burg, masa më e lartë e caktuar lidhur me trazirat në Kongresin Amerikan.
Veterani Joe Biggs, mbështetës i ish presidentit Donald Trump, u shpall fajtor për akuzën e nxitjes së dhunës në Capitol Hill më 6 janar të vitit 2021. Në gjykatë, Biggs u lut për butësi dhe shprehu pendim për veprimet e tij.
gjithashtu tjetër anëtar i Proud Boys, u dënua të enjten me 15 vjet burg, gjithashtu me akuzën e komplotit dhe konspiracionit.