
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, rrëzoi ankimimin e Ajola Xoxës, e cila kundërshtoi kontrollin që agjentët e BKH zhvilluan në dhjetor në banesën e saj dhe kërkoi t’i kthehen edhe sendet e sekuestruara.
Sipas gazetarit Ermal Vija, gjykatësi Engert Pëllumbi la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e disa sendeve.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftim./
Komente