Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për vënien nën sekuestro të 25 pasurive.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi lë kështu në fuqi vendimin e një shkalle më poshtë për sekuestron preventive të pasurive.

Në këtë mënyrë, gjyqtarja që liroi Malltezin nga masa e arrestit me burg, nuk ka ndryshuar vendimin e një shkalle më poshtë për pasuritë e tij.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.