Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të procedurave të administratës së presidentit Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA nga disa vende me maxhorancë popullsie myslimane.
Gjykatat më të ulëta kishin konsideruar se ndalimi i hyrjes nga këto vende ishte akt antikushtetues, ndërsa Gjykata Supreme e ktheu vendimin, duke votuar të 9 anëtarët, 5-4 në favor të Trump, ditën e Martë.
Ndalimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara përfshin shumicën e njerëzve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe jemeni.
Vendimi është kritikuar nga grupet e të drejtave të refugjatëve dhe grupet e drejtave të njeriut.
Presidenti Trump sapo ka postuar një shënim në Twitter ku shkruan: “SUPREME COURT UPHOLDS TRUMP TRAVEL BAN. Wow!”
Veritas.com.al/