Klement Balili do të qëndrojë në burg deri në përfundim të Gjykimit.
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar Balilit sot masën e sigurisë dhe akuzat. Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës. Kur gjyqtarja Miliana Muça, u ul në sallë, Balili vendosi t’i përgjigjej kërkesave të gjykatës. Ai tha se ka zgjedhur dy avokatë Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi, por nuk dha shpjegime të tjera gjatë periudhës që media ishte e pranishme.
Pas seancës ku Balilit iu komunikua masa e arrestit, avokati Theodhori Sallaku deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e 672 kg kanabis. “Nuk ka asnjë provë direkt, indirekte ose indicie që Kelement Balili është i përfshirë në trafikimin e mbi 672 kg drogë që është kapur në Zakinthos. Balili i mohoi akuzat”, tha ai.
Veritas.com.al/