-Gjykatësi federal Timothy Kelly urdhëroi Shtëpinë e Bardhë t’ia kthejë akreditimin gazetarit të CNN Jim Acosta, i cili kishte pasur një debat me Trump më 7 nëntor-
Lajmi nuk do ti pëlqejë Trumpit. Gjykatësi federal Timothy Kelly urdhëroi Shtëpinë e Bardhë ti kthejë akreditimin Jim Acostas, gazetar i CNN me të cilin Trump më 7 nëntor ka patur një debat të ndezur.
Lajmi u bë i njohur nga vetë CNN. Akreditimi ju hoq Acostas pas konferencës së shtypit të javës së shkuar, në të cilën gazetari bëri një pyetje në lidhje me karvanin e emigrantëve nga Meksika. Trump e quajti atë “të pasjellshëm dhe të tmerrshëm”. Midis të dyve kishte filluar një debat prej pak minutash, me Trump që dëshironte t’i jepte fjalën një gazetari tjetër, dhe gazetari që, në vend të kësaj, mbajti fort mikrofonin në dorë, duke vazhduar të nxiste presidentin, gjithnjë e më shumë të bezdisur .
CNN ka apeluar amendamentin e parë të Kushtetutës Amerikane, e cila mbron lirinë e shtypit. CNN sot fiton çështjen kundër administratës amerikane. Për gjykatësin federal janë shkelur i pari dhe i pesti amendament i Kushtetutës, si për kanalin televiziv, ashtu edhe për gazetarin. Sipas CNN, vendimi i sotëm përbën një urdhër kufizues të përkohshëm, që do të thotë që Shtëpisë së Bardhë u kërkohet t’i japë akses Acostas deri sa të mbahet seanca e plotë. Por çështja ende nuk është mbyllur.
Gjykatësi shtoi se ai e konsideron të mundshme që arsyet e CNN dhe Acostas do të njihen edhe kur çështja të analizohet në tërësi. CNN dhe grupe te tjera të medias, duke përfshirë Fox News (vlerësuar nga Trump), kanë deklaruar se ata ndajnë aksionin ligjor, në te cilin thuhet se revokimi i aksesit të Acostas shkel garancitë kushtetuese të njohura për shtypin e lirë.
Veritas.com.al/