Këtë të enjte po mbahet seanca e radhës ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i marrë si i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer bashkëpunim për shpërthimin e Gërdecit. Gazetari Ermal Vija raporton se sot janë thirrur 8 dëshmitarë, 4 prej të cilëve kanë përfunduar dëshminë.
“Të gjithë kanë qenë persona që punonin në fabrikën e demontimit tq armëve atje ku ndodhi edhe shpërthimi tragjik ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, ku të katërt kanë deklaruar se kanë qenë në kushtet e vështira të punës, në të cilën kryhej demontimi i armëve dhe nuk ka pasur asnjë siguri. Në përfundim pritet të dëshmojnë edhe katër të tjerët“, raportoi gazetari.
Gazetari shtoi se listës së dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria pritet t’i shtohen edhe ish ministri i Drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi si dhe djali i ish kryeministrit , Shkëlzen Berisha. Edhe Mediu është kërkuar që të japë dëshminë e tij dhe pas përfundimit, prokuroria do të lexojë pretencën.