Është tensionuar situata në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, aty ku akuza është duke dhënë konkluzionet për çështjen e shitblerjes së votave në Himarë, ku i akuzuar është kryetari i zgjedhur më 14 Maj, Fredi Beleri.

Bledar Cakalli, i njohur në rrjetet sociale si piktor i muraleve me simbole kombëtare dhe figura historike, së bashku me Arilda Lleshi dhe një person të tretë që nuk ka pranuar të identifikohet për mediat kanë protestuar para nisjes së seancës.

Aktivistë paralajmëruan djegien e një flamuri të “Vorio-Epirit”, por ende pa e ndërmarrë veprimin, Cakalli është shoqëruar nga policia.