Gjyqtari i njohur Gjin Gjoni, anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, eshte pritur dje ne Pallatin Presidencial te Italise nga Presidenti i Republikes, Sergio Mattarela.
Gjyqtari nga Shqiperia, Gjoni, është rizgjedhur si President i Rrjetit të Këshillave të Lartë të Drejtësisë të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut. Takimi mes presidentit Mattarela dhe gjyqtarit Gjin Gjoni ishte shenuar ne protokollin presidencial si “një takim i veçantë”.
Më herët, në pallatin presidencial, gjyqtari Gjoni ka mbajtur një fjalim ku ka vënë theksin në pavarësinë e gjyqësorit dhe sfidat që ka ky sistem në Shqipëri, në rajonin e Ballkanit e më gjërë.
Pas këtij aktiviteti, gjyqtari Gjoni ka patur një takim kokë më kokë edhe me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella me të cilin ka diskutuar për problemet e drejtësisë në tërësi, por edhe me procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.