24-vjeҫari Benjamin Ferati, shqiptari nga Tetova e Maqedonisë, kishste ardhur në Vlorë për pushime bashkë me të dashurën, por fatkeqësisht, humbi jetën në detin e Zvërnecit.

24-vjeҫri, dje humbi jetën tragjikisht në përpjekje për të shpëtuar dy motrat Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi këto të fundit po mbyteshin në det.

Benjamini mësohet se kishte shkuar në plazh së bashku me të dashurën e tij, por pushimet e tyre rezultuan tragjike, sepse Benjamini në përpjekje për të shpëtuar jetë, nuk arriti të dalë gjallë nga deti

Ja edhe fotot e të treve që ‘u betuan’ o të shpëtonin së bashku, o të na ktheheshin në dhimbje pa kufi.

Janë: Manuela Maraj nga Vlora,  Xhoana Cani nga Tirana dhe Beniamin Ferati nga Tetova.

Manuela, Xhoana dhe Beniamini, fotot e të rinjve që humbën jetën mes dallgëve në Vlorë

(Manulea Maraj)/

(Benjamin Ferati)/

Ka qënë e ndjera Xhoana Cani, e cila ka ndier rrezikun e para dhe ka kërkuar ndihmë; asaj i ka shkuar pranë kushurira, Manuela Maraj. Por të dyja janë gjendur mes dallgëve dhe pas kësaj, për t’i shpëtuar, ka hyrë në ujë edhe i riu tetovar.  Ai ishte në plazh me të dashurën e tij.

Beniamimi me njërën prej motrave të dy viktimave janë futur në ujë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ai, as dy vajzat, nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg.

Veritas.com.al/