Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi, i cili është rikthyer nga Anglia për tu angazhuar në politikë në vendlindje, ka dhënë një mesazh të fortë kundër Lulzim Bashës.

Olldashi nuk i ka kursyer kritikat si për kryeministrin Rama, por edhe për shefin e opozitës Basha.

Ai shkruan në “Facebook” se nuk ka votuar ditën e diel, edhe pse e ka pritur këtë ditë prej kohësh.

Sipas tij, Basha nuk i ka pyetur demokratët për vendimin për të mos i futur në zgjedhje, dhe nuk i pyet më për asgjë në PD, madje sipas tij, i shpall “tradhtarë” kur ngrenë zërin.

Statusi i Olldashit në Facebook

“E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh. Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë.

PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson. A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri gucon të kundërshtojë shpallët “tradhtare”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”. Çfarë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë. P.S., Po më quajtët tradhtar……. nuk mërzitem.

Veritas.com.al/