Gjykata e Apelit ka caktuar masën arrest me burg për shtetasin Gert Shehu që goditi me grusht liderin demokrat Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

31 vjeçari ka thënë para Gjykatës se “dua të iki në shtëpi. Jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Tre ditë pas ngjarjes, avokati i tij tha se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

Sipas avokatit, klienti i tij kurohej.

Ndërsa gjatë ditës djeshme, avokatët mbrojtës i kanë  kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.

Çfarë ka ndodhur?

Me nisjen e protestës kryedemokrati Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë.

Personi që goditi Berishën u ndalua menjëherë nga mbështetësit e tij të cilët e kanë rrahur.

Qytetari është identifikuar si Gert Shehu i cili është shoqëruar nga forcat policore.

Më pas ai është drejtuar për në Spitalin e Traumës.

Pas sulmi protesta ka vijuar normalisht me fjalime në podium.