Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar shpërndarësit e kanabis sativës në vend, se në Republikën e Re do të ketë dënime shumë të ashpra ndaj tyre.
Gjatë fjalës së tij në çadrën e opozitës, Basha i vuri theksin fenomenit negativ të shitjes së drogës nëpër shkolla. Ai tha se në ‘Republikën e re’ për ata do të ketë ndëshkime shumë të ashpra.
Basha kërcënoi shpërndarësit e kanabisit se ‘do t’i asgjësojmë’ që ata sa më shpejt të heqin dorë nga shitja e drogës nëpër shkolla.
“Nuk do të ketë asnjë investim më të rëndësishëm për shqiptarët, sesa shkolla për fëmijët. Nuk do të ketë kurrë me drogë për fëmijët, ndryshe e pret burgu i gjatë dhe i vështirë. I bëj thirrje, kriminelëve që helmojnë fëmijët shqiptarë, hiqni dorë, se e zeza do ju pijë! Do t’i dënojmë njëlloj si ata që i drejtojnë pistoletën policit, edhe ata që i drejtojnë drogën fëmijëve. Do t’ju asgjësojmë”, tha kryetari i opozitës Lulzim Basha.