Kompania Google ka pezulluar të gjitha reklamat në Rusi.

“Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme, po ndalojmë reklamat e Google-it në Rusi”.

Kështu ka deklaruar kompania, duke shtuar se “situata po evoluon shpejt dhe do të vazhdojmë të ndajmë përditësime kur është e nevojshme”.

Vendimi mbulon të gjitha sipërfaqet e reklamave të Google-it në Rusi, duke përfshirë reklamat e ekranit të Google-it, YouTube-it dhe kërkimin.

Masa vjen pas një vendimi të ngjashëm nga Twitter-i javën e kaluar për të pezulluar reklamat, si në Rusi, edhe në Ukrainë.

Është e paqartë nëse Meta, kompania mëmë e Facebook-ut, synon gjithashtu të pezullojë reklamat në Rusi.

Google-i dhe Meta kanë marrë tashmë hapa për të parandaluar që media shtetërore ruse të shfaqë reklama në platformat e tyre përkatëse.