
Një farmaci është grabitur nga njerëz të armatosur në qendër të Tiranës, në “Rrugën e Kavajës”.
Sipas policisë, kanë qenë dy persona me kapele dhe shall të zi, të cilët nën kërcënimin e armës morën 150 mijë lekë të vjetra.
Të dy u larguan me shpejtësi në ngushticat e pallateve duke përfituar edhe nga errësira.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar grabitësit.
/Veritas.com.al/