Tregimi duket pak i ngatërruar; ndoshta pse ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk është akoma e qartë nga Policia; ose edhe për arsyen se vetë ngjarja është kaq e kokolepsur.

Mbi të gjitha çudia qëndron në faktin që në Laç mund të vidhet makina e shtrenjtë, ose snhuymë e shtrenjtë Porche. Vetë makina mund të jetë e grabitur, ose paratë që e kanë blerë mund të jenë të dyshimta… Të gjitha të ngatërruara.

Pasi është njoftuar Policia e Laçit për vjedhjen e makinës Porche, është vënë në ndjekje të autorit. Sapo ka konstatuar se po e ndiqte policia, autori i grabitjes ka qëlluar mbi policinë duke plagosur policin Nikolin Gjergji

Ngjarja ndodhi sot rreth orës  09:20, në autostradë afër “Kryqëzimit të Albulenës”.

Nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e policit pasi është transportuar në drejtim te spitalit ushtarak Tirane. Punonjësi i Policisë është plagosur ne kokë.

Policia ka plagosur edhe autorin e grabitjes.

Ne ndihme te policisë se Lezhës shkuan grupe me  forcat Renea si dhe helikopteri i policisë me forca të tjera RENEA.

/Veritas.com.al/