Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar live në kongresin e PS dorëheqjen nga politika, pas 30 vitesh pjesë e saj.
Ruçi: Kur unë nisa rrugëtimin tim, 30 vjeçarët që janë në këtë kongres s’kishin lind akoma, kur nisa këtë rrugëtim, 5-vjeçarët e 91, janë këtu mes nesh. Tani kur do ta deklarojë këtë fund të kësaj maratone, unë zgjodha sot, se s’ka më mirë se 30 vjetori, që sot që kemi fituar mandatin e tretë, dhe që pas disa muajsh bëj 70 vjeç, se në 9 shtator nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS , dhe qytetarët dhe s’do kem ambicie për asnjë post politk, falenderoj më zemër ç’do socialist. Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju.
Ruçi ndër të tjera në fjalën e tij, ndërsa kujtoi gjithë figurat kryesore të PS, nuk la pa falenderuar dhe presidentin Ilir Meta, të cilin pak ditë më parë mazhoranca e shkarkoi, ndërsa në kilipin e PS, ai u përfaqësua vetëm me një episod nga kaseta e të ndjerit Dritan Prifti.
Ai e falenderoi metën duke përmendur emrat e parë që trokitën në derën e PS, ndërsa përshendeti edhe Fatos Nanon dhe sigurisht nuk harroi as kryeministrin Edi Rama.
“Nano jemi shumë krenar për ty për shumë gjëra, se shumë kush i thotë vetes politika, po as kush as nga ne as kundërshtarët nuk thotë dot që ti s’je politikan, jemi krenar që të kemi pas kryetar për 14 vite, askush s’thotë dot që ti nuk je intelektual, siç thashë që në fillim që shumë socialistë janë përsekutuar , vetmë ti bërë 4 vite burg vetëm se ishe kryetari jonë.
Mbi të gjitha aso kohe ne përballuam dhe luftën e Kosovës, përherë të parë tejet të cilivizuiar në 2005 u pranua humbja dhe u dha dorëheqja e Nanos dhe këtë e bën vetëm një parti e civilizuar.
I dashur Edi të kujtohet 2003 kur shprehe ambicien për tu bërë kryetari jonë, shumë dyer tu mbylle, po qëndrove stoik se ti e dije mirë që të bëhsh lider smjfton vetëm ambicia dhe dëshira po duhet patjetër dëshira dhe dashuria dhe atyre që ti do të bëhesh kryetar, ja ku jemi sot, kaq krenar, me 3 mandate rresht fitimtare “.