Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në një takim ambasadoren e re të SHBA Yuri Kim.
Ruçi ka thënë se falë SHBA Shqipëria sot ka përfituar shumë dhe jo vetëm ka mbijetuar duke i mbajtur gjallë frymën e lirisë për shqiptarët.
‘100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Willson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli’, tha zoti Ruçi.
Kryetari i Kuvendit vuri në dukje miqësinë e fortë që lidh popujt dhe vendet tona dhe nënvizoi se “Kjo miqësi i ka rrënjët në mbrojtjen prej Shteteve të Bashkuara të fateve, integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në momentet kyçe të historisë së vendit.
Pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri në NATO, nuk do të kishte reforma të suksesshme si dhe nuk do të kishte Kosovë të pavarur thotë Ruçi.
Po ashtu ai thotë se SHBA po ndihmon në nxitjen e integrimit europian të Shqipërisë.
Veritas.com.al/