Analiza e 4 milionë njerëzve, të lindur mes viteve 1891 dhe 2001, tregon se burrat kanë shkuar shumë larg me pijet alkoolike që ka rezultuar në probleme të shumta shëndetësore.

Por brezi i tanishëm e ka shumë të ngushtë hendekun ndarës mes burrave dhe grave, thotë një raport i BMJ Open.

Ndryshimi i roleve mes burrave dhe grave në shoqëri, pak a shumë shpjegon lëvizjen drejt barazimit në pije.

Sipas studimit, ata që kanë lindur në fillim të viteve 1900, burrat ishin kështu:

Më shumë se dyfishi i grave që pinin alkool ( ose saktësisht 2.2 herë më shumë).

Tre herë më shumë që pinë në nivele problematike.

Dhe 3.6 herë më shumë ata që krijonin probleme të shëndetit nga pija, si psh., ceroza e mëlçisë.

Me kalimin e dekadave, hendeku mes grave dhe burrave nisi të ngushtohej, ose ehde të mbyllej diku nga fundi i shekullit. Kështu që burrat e fundit të shekullit ishin kështu:

1.1 herë më shumë burra se gratë, që nuk venë alkool në gojë.

1.2 herë më pak ata pinë në nivele problematike.

Dhe 1. 3 herë më shumë që nuk krijojnë probleme me pijen.

Ekipi Universitar në New South Wales, në Austri, bëri analiza te njerëz nga gjithë bota dhe doli se zakoni për të pirë alkool anon më shumë nga Amerika e Veriut dhe Europa.

Ata konkluduan se: “Përdorimi i alkoolit dhe çrregullimet  për shkak të alkoolit, historikisht janë fenomene që gjenden te meshkujt.

“Studimi i fundit jep njëlloj sinjali dhe sugjeron që gratë e reja, veçanërisht, duhet të jenë objekti i përpjekjeve të përbashkëta për uljen e impaktit të alkoolit dhe të parapritet çdo dëmtim”.

 

Profesor Mark Petticrew, nga London School për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale, thotë: “Roli i burrave dhe i grave ka ndryshuar gjatë dekadash, kjo është ajo që duhet vlerësuar në këtë trend- por nuk është e tëra”.

“Për rritjen e predispozitave për alkool, një pjesë të rolit e ka luajtur edhe marketingu, i cili shpesh ka për objektiv gratë e sidomos gratë e reja”

“Publiku ka nevojë të ndihmohet nga profesionistë të shëndetit- burra apo gra qofshin- që njerëzit të kuptojnë rreziqet që i vijnë shëndetit nga konsumimi i alkoolit, dhe si të reduktohen këto rreziqe”.

/Veritas.com.al/

A pair of cocktails