Me një deficit të madh të numrit të infermierëve dhe kujdestarëve në shtëpi për të moshuarit në Gjermani, qeverisë i është bërë thirrje që të rregullojë emigrantët ilegal që pajtohen të punojnë si kujdestarë.
“Ne kemi nevojë të ofrojmë punë në profesionet për infermieri dhe kujdestarë në fillim të rrugës për të marrë leje qëndrimi në Gjermani”, tha lideri i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Robert Habeck ditën e Premte.
“Me dhjetëra mijëra vende të lira pune në kujdesin shtëpiak dhe spitale, është e papranueshme që në të njëjtën kohë ky vend të deportojë azil- kërkues që do të trajnohen për këto role”, tha ai për Agjencinë Gjermane të Lajmeve
“Qeveria Federale duhet ta korrigjojë korrektësisht këtë situatë”, kërkoi ai, duke shtuar se ndryshimet në ligj “duhet të ulin presionet dhe të përballen me sektorin e kujdesit dhe t’u japin menjëherë ndihmën e nevojshme shumë njerëzve që kanë nevojë për kujdes.
Duke iu ofruar strehë njerëzve që do të ishin deportuar, në këto kushte edhe atyre iu sigurohet punë që të kujdesen për të moshuarit, deklaroi ai.