KINETA, Greece (Reuters) – Zjarret në pyje dolën jashtë kontrollit në disa pjesë të Greqisë, ditën e Hënë, duke shkatërruar shtëpitë, duke ndërprerë linjat kryesore të transportit dhe duke i detyruar banorët që të lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën.

Autoritetet Greke iu bënë thirrje banorëve të rajonit bregdetar pranë Athinës që të lënë shtëpitë përderisa flakët e zjarrit po përhapen me furi. Zjarri ka mbyllur një nga autostradat më të rëndësishme, duke ndëprerë edhe linjat hekurudhore dhe duke i ngjitur shtëllungat e tymit mbi kryeqytet.

Dëshmitarë të Reuters kanë parë shtëpi të djegura në kodrat dhe në zonën rreth Athinës.

Vonë, pasditen e të Hënës, një zjarr shumë i madh ka shpërthyer gjithashtu në veri dhe në lindje të Athinës. Krye bashkiaku i zonës tha se ka parë të paktën 100 shtëpi dhe 200 makina të përfshira nga flakët.

Zjarret në pyje nuk janë të pazakonshëm në Greqi, por të nxehtit e këtyre ditëve kanë krijuar kushte për zjarre të rrezikshëm. Disa njerëz gjetën vdekjen në vitin 2007 kur zjarret pushtuan jugun e Athinës.

Kryeministri grek Tsipras ka anuluar vizitën e planifikuar në Bosnje

Veritas,com.al