Qeveria ka vendosur sot që pas vlerësimit të dëmeve do të dëmshpërblejë në masën 100  për qind  të gjitha banesat e dëmtuara apo të shkatërruar plotësisht nga shpërthimet në zonën naftë-nxjerrëse të Zharrzës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë dhe u komunikua nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Peleshi: Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave, siç ishim angazhuar më herët kemi miratuar vendimin për marrjen e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në njësinë administrative Zharrëz dhe njësia administrative Kuman në Roskovec. Ky vendim përcakton afate për vlerësimin në mënyrë të përshpejtuar për banesat e dëmtuara rëndë ose shkatërruar plotësisht dhe dëmshpërblimin e tyre në masën 100% nga buxheti i shtetit dhe Bankers sipas marrëveshjes së hidrokarbureve me ministrinë e linjës, siç është ministria e Energjisë dhe Industrisë.  Vendimi përcakton gjithashtu afatin për kategoritë e tjera të dëmtimeve. Ndërkohë ka filluar puna për kontaktimin e ekspertizës së pavarur ndërkombëtare për vlerësimin shkencor të shkaqeve të lëkundjeve.

Peleshi tha gjithashtu se në 27 shkurt ministri Gjiknuri ka urdhëruar ndalimin e injektimit të ujit për të shmangur pasojat negative.

/Veritas.com.al/