Dy të rinj kanë gjetur vdekjen pas përplasjes me armë në qendër të qytetit të laçit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në lagjen numër 1. Viktimat janë kushërinjtë: Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç. Mësohet se ata janë konfliktuar pranë një lokali me disa persona të tjerë për arsye që nuk dihen. Në sherr e sipër dy grupet kanë shkëmbyer zjarr për disa minuta. Për pasojë mbetën të plagosur kushërinjtë Jushi.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Policia ka gjetur dhjetëra gëzhojë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur menjëherë hetimet. Janë ngritur postoblloqe të shumta ndërkohë ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë që tronditi qytetin e Laçit.

Veritas.com.al