Nga: Fox News
Gruaja e Derek Chauvin, oficeri i pushuar nga policia në Minneapolis i akuzuar në vdekjen e George Floyd, raportohet se ka bërë kërkesë për divorc si shenjë e papajtueshmërisë për rolin e tij në këtë rast, sipas raporteve të mediave.
Avokatët për Kellie Chauvin thanë të Premten se ajo po kërkon “zgjidhjen e martesës së saj” me Chauvin.
“Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd”, thuhet në një deklaratë në emër të Kellie Chauvin dhe familjes së saj. “Simpatia e saj më e madhe qëndron te familja e tij, të dashurit e tij dhe me këdo që pikëllohet.”
“Ajo ka bërë kërkesë për zgjidhjen e martesës së saj,” vazhdoi letra.
VERITAS.COM.AL/