Lion (AFP) – Gruaja e kinezit ish-shefit të Interpolit që po mbahet në vendin e tij për akuza korrupsioni ka aplikuar për azil në Francë,thane të premten raportet e medias.

Grace Meng ka mbetur në qytetin francez të Lionit, vendi i selisë qendrore të Interpolit, qëkur burri i saj Meng Hongwei u zhduk – dhe më vonë u zbulua se ishte arrestuar – ndërsa vizitoi Kinën në shtator.

Ajo i tha radios France Info dhe gazetës Liberation se ajo ka frikë për jetën e saj dhe atë të djemve të tyre binjakë, pavarësisht se janë nën mbrojtjen e policisë franceze.

“Unë dua që qeveria franceze të me mbroje,të me ndihmoje,të me asistoje mua dhe fëmijët e mi,” tha ajo.

“Kam frikë se do te me rrëmbejne.”

Ajo pritej të aplikonte zyrtarisht për azil të premten.

Meng Hongwei, një ish zëvendës-ministër per sigurinë publike në Kinë, i cili u rrit në radhët e aparatit te frikshem të sigurisë së vendit, ishte kreu i parë kinez i organizatës ndërkombëtare të policisë.

Ai u dëgjua për herë të fundit më 25 shtator kur u largua nga Lioni për në Kinë, kur i dërgoi gruas se tij një mesazh në median sociale duke i thëne asaj “prit per thirrjen time” dhe më pas një ikonë thike që nënkuptonte rrezik.

Grace Meng më vonë njoftoi se ai ishte zhdukur dhe pas disa ditësh pa lajme Interpol tha se kishte marrë një mesazh të shkurtër nga Meng duke thënë se po jepte dorëheqjen.

– ‘Tentativa për rrëmbim’ –

Ajo tha për Liberation se dy biznesmenë kinezë, njërin prej të cilëve ajo e njihte, e kishin vizituar atë në shtëpi në fillim të tetorit, para se Kina të zbulonte se burri i saj ishte arrestuar dhe e ftuan të udhëtonte me ta me avion privat në Republikën Çeke.

Ata i kërkuan asaj këshilla për investime sepse ajo ishte trajnuar si ekonomiste, por ajo i kishte refuzuar, tha ajo.

“Kjo është ajo që unë e quaj një përpjekje për rrëmbim”, tha ajo, duke shtuar se kjo ka qene kur ajo kërkoi mbrojtjen e policisë.

Ajo gjithashtu tha se në fund të tetorit konsullata kineze në Lion tha se kishin një letër për të nga bashkëshorti i saj, por këmbënguli që ajo të paraqitej personalisht për ta terhequr atë.

Ajo kërkoi që tja dorëzojnë letrën policisë franceze, ose që policia franceze të lejohet të shkojë me të në konsullatë. Ajo nuk mori asnjë përgjigje.

Në intervistën për Franceinfo dhe Liberation, dhënë më 10 janar, ajo tha se nuk kishte marrë lajme nga burri i saj apo nga familja në vendin e saj dhe se telefoni I saj kinez dhe faqet e saj te  internetit ishin bllokuar.

Ajo gjithashtu kishte marrë “telefonata të çuditshme”, tha, dhe ishte ndjekur njëherë në një hotel nga një çift kinez i cili u përpoq të mbledhte informacion rreth saj.

Byroja e sigurisë publike të Kinës e ka lidhur paraburgimin e Meng-ut me një iniciativë më të gjerë për të “hequr tërësisht ndikimin e dëmshëm” të Zhou Yongkang, një ish-car i sigurisë i cili u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2015 për ryshfet, shpërdorim të pushtetit dhe rrjedhjen e sekreteve shtetërore.

Meng u emërua zëvendës-ministër i sigurisë nga Zhou në vitin 2004.

Ai u zëvendësua si shef i Interpolit nga Kim Jong-yang i Koresë së Jugut.

Veritas.com.al/