Jeruzalem (AFP) – Një gjykatë izraelite dënoi të dielën bashkëshorten e kryeministrit Benjamin Netanjahu se ka përdorur fonde shtetërore për ngrënie, me një ujdi, e cila e beri atë të merrte nje denim më të vogel.

Sara Netanyahu u gjet fajtore për shfrytëzimin e gabimit të një personi tjetër dhe u urdhërua të paguaje një gjobë dhe kompensim, në një marrëveshje të miratuar nga gjyqtari i trupës gjyqësore të Jerusalemit Avital Chen.

Netanjahu u gjobit gjithashtu me 10,000 shekels (2.800 dollarë) dhe u urdhërua që të rimbursonte shtetin me 45.000 shekels të mëtejshëm,keto të fundit do ti paguajë në nëntë këste, sipas kërkesës së saj.

“Marrëveshja e arritur mes palëve është e denjë dhe reflekton siç duhet veprimet dhe rreptësinë e tyre në nivel kriminal”, tha Chen në vendimin e tij.

60-vjeçarja,me nje prezence te profilit të lartë në krah te bashkëshortit gjatë gjithë mandatit të tij të gjatë në detyrë, fillimisht eshte akuzuar në qershor të vitit 2018 per mashtrim dhe shkelje të besimit për blerjen e ushqimeve të gatshme pavarësisht pranisë së një kuzhinieri në rezidencen zyrtare të ministrit .

Akuza e modifikuar, e miratuar të dielën,rrezoi akuzat për fitime me mjete te paligjshme.

Veritas.com.al/