39 vjeçarja Engjëllushe Stafa, banuese në Tiranë, po kryente një operacion, për shkak të një infeksioni në mitër; por nuk ka dalë e gjallë nga operacioni. Mësohet se drejtori dhe mjekët e kanë fshehur ngjarjen e rëndë, duke mos e njoftuar në kohë policinë. Ngjarja ka ndodhur para 2 ditësh dhe pas vënies në dijeni, Policia ka marrë nën hetim 3 persona.

Referuar materialeve të Prokurorisë së Tiranës, nën hetim janë shtetasit: B. N. 44 vjeç, Z. D. 50 vjeç, dhe V. T. 61 vjeç. Ata po hetohen për shkakun e vdekjes së 39 vjeçares.

Këta persona, përveçse nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente spitalore dhe policore, kanë lejuar të afërmit të marrin trupin e gruas pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

/Veritas.com.al/