KQZ po shqyrton ankesën e depozituar nga PD zyrtare me argumentin se Sali Berisha ka përdorur në fushatë logon e PD-së. Gazetarja Esiona Konomi e ABC News raporton se janë zbuluar raste të zyrave zgjedhore që kanë vënë re se koalicioni “Bashkë Fitojmë ” ka përdorur logon zyrtare të PD-së.

Megjithatë, ky nuk është halli i vetëm që ka PD zyrtare. Pritet të shqyrtohet gjithashtu edhe me numëruesit. Dy numërues i takojnë PS, një PD zyrtare ndërsa “sherri” po bëhet për numëruesin e katërt. Gazetarja raportoi se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka propozuar që i katërti të ndahet mes PDIU dhe PL.

“Grupi i numërimit përbëhet nga 4 veta, dy i takojnë mazhorancës, një për PD dhe një për partitë opozitare. Celibashi propozon që PDIU dhe PL të ndajnë me short, që gjysma e Shqipërisë  PDIU dhe gjysmë Meta. Por PL kundërshton duke thënë se PDIU nuk ëshhtë opozitë. Ata thonë se PDIU ka votuar qeverinë, nuk ka asnjë aksion pro opozitar dhe sipas tyre kjo është një provë e mjaftueshme që komisionerin ta marrë PL që është e vetmja që mbron interesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë“, raportoi gazetarja./