Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Velçan në Pogradec. Dy trupa të pajetë janë gjendur në një kasolle  dhe pas kësaj është zbuluar krimi që kishte ndodhur. Burime nga policia bëjnë me dije se trupat e pajetë i përkasin shtetasve E.T, 26 vjeç dhe F.T, 23 vjeçe, bashkëshortë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta person gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F. T., dyshohet se ka pirë helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve. Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

/Veritas.com,al/