Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar mbrojtje për prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelli dhe prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi.
Emrat e dy prokuroreve dolën nga dëshmia e Artan Tafanit dhe dyshohet se do të eliminoheshin nga grupi i Laert Haxhisë.
Ndërkohë, me kërkesë së prokurorisë së Elbasanit, policia e Lushnjës, ka sekuestruar makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, e arrestuar nga operacioni, vajza me të cilën kishte lidhje Laert Haxhiu.
Mësohet se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të vajzës me Haxhiun, i cili ndodhet në burgun e Janinës.