Të katër anëtarët e Abba po bashkohen për një projekt të ri digjital

Grupi Suedez i pop-it nuk kanë performuar së bashku qëkurse u ndanë para 30 vjetësh; por u panë së bashku në festën e  50 vjetorit të krijimit të e grupit në muajin Qershor.

Projekti, që do të përfshijë realitet virtual dhe inteligjencë artificiale- siç e kanë përshkruar vetë anëtarët e grupit- do të jetë “një eksperiencë e re kënaqësie”.

Prorjekti do të zhvillohet në bashkëpunim me menaxherin e muzikës, Simon Fuller.

“Po eksplorojmë një botë të re teknologjike që do të na japë mundësinë të krijojmë një formë të re zbavitjeje dhe një përmbajtje që deri tani nuk e kishim imagjinuar”, tha Fuller.

Detajet e plota rreth projektit të tyre do të bëhen të njohura në vitin 2017.

Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson, dhe Anni-Frid Lyngstad u ndanë në vitin 1982, pas më shumë se dhjetë vjet së bashku.

Grupi ka shpallur se do të punojë me, i cili ngriti famën e menaxhimit me Spice Girls.

Lyngstad thotë se fans- ët kudo në botë gjithnjë interesohen rreth ribashkimit; dhe shtoi: “Shpresoj se krijimi i ri i Abba do të entuziazmojë ata po kaq shumë sa më emocionon mua”.

Andersson tha: “Ne jemi të frymëzuar nga mundësitë e pakufizuara e asaj çfarë e ardhmja na ofron dhe nga dashuria por krijimin e një gjëje të re dhe dramatike”.

/ Veritas.com.al/

Abba

 

https://www.youtube.com/watch?v=olXUN757aSQ