Milan (AFP) – Grupi televiziv italian Mediaset tha të mërkurën se ka blere 9.6 për qind të transmetuesit gjerman ProSiebenSat.1 pasi kërkon zgjerimin Evropian për të kundërshtuar rritjen e gjigantëve globalë streaming si Netflix.

Mediaset, qe është në pronësi të familjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni, do të bëhet aksionari më i madh në kanalin gjerman, i cili gjithashtu ka një prani në Austri dhe Zvicër.

“Blerja miqësore e një aksioni në ProSiebenSat.1 është një zgjedhje afatgjatë, që synon te krijoje vlerë me një perspektivë gjithnjë në rritje ndërkombëtare,” tha Pier Silvio Berlusconi, djali i tre herë kryeministrit të Italisë në një deklaratë.

“Mediaset është krenare të investoje në të ardhmen e televizionit evropian te lire”, tha ai, duke shtuar se blerja konfirmon “vlerësimin për menaxhimin e tanishëm” të kompanisë’’nga ProSiebenSat.1.

“Procesi i shpejtë i globalizimit që është duke përcaktuar skenarin ndërkombëtar është i tillë që kompanitë evropiane të medias si ne, duhet të bashkojnë forcat nëse duam të vazhdojmë të konkurrojmë, ose madje vetëm të rezistojmë, në aspektin e identitetit tonë kulturor Evropian,ndaj sulmeve eventuale nga ana e gjigandëve globalë”.

Mediaset, i cili gjithashtu transmetohet në Spanjë, tha se ka patur një marrëdhënie të fortë me ProSiebenSat.1 për pesë vjet si pjesë e Aleancës Evropiane të Medias (EMA), me qëllim “zhvillimin e ekonomive të nivelit,vendimtare për të ardhmen e televizionit evropian “.

Veritas.com.al/