Një konflikt fizik ka ndodhur në sallën numër 2 të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

ABC News mëson se janë konfliktuar brenda kafazit të qelqtë, të pandehurit Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët u përplasën me Petrit Hoxhën.

Lidhur me këtë situatë ka ndërhyrë Policia e Burgjeve dhe stafi i gjykatës.

Tre vëllezërit, Fation, Aleksandër, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen me litar të Renis Dobrës, më 8 korrik 2025.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e tij buzë liqenit të Shkopetit.

Renis Dobra ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, duke bërë disa muaj burg, nga ku më pas u deportua drejt Tiranës. Konflikti me 3 vëllezërit dhe Petrit Çakrrin dyshohet se ka ardhur pasi Dobra ka tentuar t’i mashtrojë disa herë për sasitë e lëndëve narkotike, detaje që me sa duket u kuptuan nga grupi kriminal.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *