Caracas (AFP) – Udhëheqësi i opozitës Venezueliane Juan Guaido bëri thirrje të enjten për demonstrata paqësore në bazat ushtarake, disa ditë pas një kryengritjeje ushtarake në mbështetje të përpjekjes së tij për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Apeli më i fundit erdhi pasi Maduro u bëri thirrje forcave të armatosura të kombit të shkatërruar nga kriza për të kundërshtuar “çdo komplotist te grushtit”,ndersa udhëheqësi i sulmuar ishte vënë  përballë protestave të vazhdueshme dhe presionit ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.

Në një tweetim, Guaido u kërkoi mbështetësve të mblidheshin për demonstrata paqësore të shtunën në bazat ushtarake, në një përpjekje për të bindur ushtarët “për të mbështetur kushtetutën”.

Guaido – i njohur nga më shumë se 50 vende si presidenti i përkohshëm i Venezuelës – kishte thirrur të martën ushtrinë që të ngrihej kundër Maduros, dhe një grup i vogël e ndoqi thirrjen e tij.

Por kjo lëvizje u zbeh dhe nxiti dy ditë protesta kundër qeverisë gjatë së cilës katër vetë u vranë.

Udhëheqja ushtarake ka përsëritur mbështetjen e saj për qeverinë dhe Maduro po qëndron në vendin e tij.

“Po, ne jemi në luftë – mbajmë moralin e lartë në këtë luftë për të çarmatosur çdo tradhtar, çdo grusht shteti”, tha ai në një event televiziv me komandën e lartë ushtarake, në të cilën ai ishte i rrethuar nga ushtarët.

“Askush nuk mund të jetë i frikësuar – është ora për të mbrojtur të drejtën tonë për paqe”, tha ai në ceremoni, ku morën pjesë 4,500 vete personel ushtarak, sipas qeverisë.

Dhe ministri i Mbrojtjes, gjenerali Vladimir Padrino tha: “Ne kemi ardhur për të ratifikuar besnikërinë tonë … tek komandanti suprem i forcave të armatosura, i cili është presidenti ynë i vetëm, Presidenti Nikolas Maduro”.

 ‘Represion brutal’

Ndërkohë, gjykata supreme e Venezuelës urdhëroi ri-arrestimin e figurës me influece të opozitës, Leopoldo Lopez, i cili bëri një shfaqje dramatike së bashku me Guaido të martën pasi u lirua nga arresti shtëpiak.

Lopez ka qënë atëherë i strehuar në ambasadën spanjolle. Madrid ka thënë se nuk do t’ia dorëzojë Lopez-in autoriteteve të Venezuelës, as nuk do të kërkojë nga ai të largohet.

48-vjeçari ishte një udhëheqës i shquar i opozitës në 2014 kur u burgos pasi kishte bërë thirrje për protesta kundër Maduros. Ai ishte transferuar në arrest shtëpiak në 2017.

Dhe në Uashington, Presidenti i SHBA Donald Trump ofroi lutje në një shërbesë ne Shtëpinë e Bardhë për “popullin e Venezuelës në luftën e tyre të drejtë për liri”.

“Shtypja brutale e popullit Venezuelian duhet të përfundojë, dhe duhet të përfundojë së shpejti”, tha ai.

Presidenti paralajmëroi gjithashtu në një intervistë me Fox News se Uashingtoni ka “shumë opsione dhe disa prej tyre janë opsione shumë të ashpra”.

“Ka gjithmonë një pikë kthese” për ndërhyrjen ushtarake, tha ai, duke shtuar: “Do preferoja te mos e bëja këtë.”

Deputetët e opozitës dhe anëtarët e familjes njoftuan të enjten se dy protestues adoleshentë, një në Karakas dhe tjetri në qytetin verior të La Victorias, kishin vdekur nga plagët e marra në protestat anti-qeveritare pas kryengritjes së të martës, duke rritur numrin e viktimave në katër.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe shërbimet shëndetësore kanë raportuar se dhjetëra njerëz janë lënduar të martën dhe të mërkurën dhe qeveria tha se më shumë se 150 njerëz u arrestuan të martën.

Deri tani, 25 ushtarë rebelë kanë kërkuar azil në ambasadën Braziliane pas deshtimit të pucit kundër Maduros.

Takimi SHBA-Rusi

Tensionet në Venezuelë u rritën që kur Guaido, i cili kryeson legjislaturën kombëtare, thirri kushtetutën për të deklaruar veten si president i ngarkuar më 23 janar, duke pretenduar se rizgjedhja e Maduro-s vitin e kaluar ishte e paligjshme.

Vendi ka vuajtur pesë vjet recesion shënjuar nga mungesa e nevojave themelore si dhe nga mungesa e shërbimeve publike, përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe transportin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar autoritetet e Venezuelës që të mos përdorin forcë vdekjeprurëse kundër demonstruesve, ndërsa SHBA dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën që e kane bërë krizën më keq, duke evokuar konfrontimet e epokës së Luftës së Ftohtë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të diskutojnë mbi Venezuelën kur të takohen në Finlandë javën e ardhshme, tha një zyrtar i SHBA.

“Ne do të qëndrojmë në rrugë derisa të arrijmë lirinë për popullin venezuelian”, tha Guaido për mbështetësit e tij në Karakas të mërkurën.

Grupet Pro-Maduro gjithashtu marshuan nëpër kryeqytet në Ditën e 1 Majit.

Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit i 13 vendeve – duke përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe aleaten e Maduros Bolivinë – njoftoi një takim në Kosta Rika të hënën dhe të martën për të diskutuar përplasjen e fundit në krizën në vlim të Venezuelës.

Veritas.com.al/