Autoritetet Venezueliane thanë se po ndalojnë një përpjekje të vogël për grusht shteti pasi lideri i opozitës, Juan Guaidó deklaroi se ndodhet në ‘fazën finale’ të përfundimit të regjimit të presidentit Nicolás Maduro.
Ai u shfaq në një video si një njeri me uniformë, duke thënë se ka mbështetjen e ushtrisë.
Zoti Guaidó, i cili e deklaroi veten president i përkohshëm në muajin Janar, bëri thirrje për më shumë anëtarë të ushtrisë që ta ndihmojnë për të rrëzuar ‘uzurpimin’ e pushtetit të MAduros.
Por liderët e ushtrisë u shfaqen të vendosur në mbështetje të Maduros.
Ministri i mbrojtjes i Venezuelës u shfaq në televizion duke e theksuar mbështetjen e ushtrisë për Maduron. Megjithatë fotot nga kryeqyteti Caracas tregojnë disa ushtarakë në radhë në mbështetje të Maduros.
Kritikët e zotit Maduro shpresojnë se ushtria do të ndryshojë besnikërinë përderisa fyerja shtohet gjatë viteve të hiperinflacionit, ndërprerjeve të energjisë si dhe përkeqësimit të mjekësisë dhe ushqimit.
Deri tani ata i kanë qëndruar pranë Maduros, pavarësisht se disa vende, duke përfshirë edhe Britaninë, Amerikën dhe shumicën e vendeve të Amerikës Latine, nuk e njohin zotin Maduro si liderin e duhur.
Veritas.com.al/