(FOTO: Donald Trump në studion e CNN, me Larry King)

Gjatë një emisioni në studion e CNN, me moderatorin e njohur Larry King, vetë Donald Trump, sot President i zgjedhur i Amerikës, ka thënë se në Kosovë “Ne do të duhej të shkonim me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion, por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tani”.

Ja cilat janë fjalët e Donald Trump:

“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëllojë çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz.

Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar.

Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash.

Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.

Veritas.com.al/