Nga: Ylli Dylgjeri/

Shqipëria e parë me syzet Euroamerikane sot merr ose mori notën 10-te. Kështu na trajtoi Brukseli në vizitat e fundit të udhëheqjes shtetërore dhe opozitare. Kështu na sheh Ne sot bota:

Normal e pa eksese.

Normal e pa konflikte.

Normal e pa trazira në rrugë.

Këtu nuk lëshohet populli ne rruge.

Këtu nuk lëshohen as raketa. Kaq duhet për burokracinë e Brukselit.

Për Junkerin & Co këtu nuk ka junte. Dhe nuk ka…

Koreja e Veriut po të mos lëshonte raketa do të ishte një shtet normal komunist për euroamerikanet. Sepse nuk destabilizonte kërkend veç tregut te saj te brendshëm. Njerzit do vijonin të rrinin ne rresht, do shihnin tre here në dite liderin ne TV, në parada ushtarake, në bujqësi, do mbillnin oriz, do shkulnin lakra, do hynin në ujë duke çjerre faqet për Udhëheqësin etj. Kështu jeta do vijonte me dokumentarë për Korenë dhe familjen Kim Jong Sung, etj. Ky quhet stabilitet.

Por Jo, Koreja po e destabilizon botën!

Koreja po bën prova me raketa!

Koreja po kërcënon paqen! NE jemi tjetër…

E si mund të quhemi Ne vend me probleme?

Ne s’po destabilizojmë kërkënd.Tek Ne politika ndryshe nga populli korean hyn vetë në ujë për popullin. Tjetër. Europianët e duan dhe pinë drogën tonë. Se po mos e donin, e kthenin mbrapsht, si po kthejnë çdo ditë refugjatët.

Pra, Ne jemi një vend normal.

Ahhh…sikur të lëshonin ndonjë raketë!

Veritas.com.al