(FOTO: Haider al-Abadi, kryeministër i Irakut)/

Administrata e Presidentit Donald Trump është gati “që të jetë më e angazhuar” dhe ta marrë në lule të ballit terrorizmin në Lindjen e Mesme. Kështu ka deklaruar kryeministri i Irakut, (i njohur si hakmarrës kundër terrorit)  Haider al-Abadi, kur u pyet rreth komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë, Trump, dhe mbi qasjen e tij për të zhdukur  Shtetin Islamik (ISIS). Ai tha se angazhimi i zotit Trump është i ndryshëm nga ai i paraardhësit të tij.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi sugjeroi që të kryhen luftime kundër grupeve xhihadiste, ku mund të përdoren jo vetëm forcat ushtarake që në Shtetet e Bashkuara po rriten, por edhe trupa të tjerë që të luftohet terrorizmi.

“Unë mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”- tha kryeministri.

/Veritas.com.al/